Lezetet e vogla (e të mëdha) të familjes Dragot/ Me art dhe anekdota, dy Dragodët së bashku në një konferencë të veçantë

schedule09:16 - 30 Maj, 2024

schedule 09:16 - 30 Maj, 2024

Këngëtarja Gala Dragot dhe Krist Dragot (motër e vëlla), ishin të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC Neës, folën për projektin e tyre që do të sjellin së shpejti.

Gala rrëfeu eksperiencën e saj “The Voice of Kigs Belgium”, ku dhe doli fituesja e këtij talent ‘show’, ku zbuloi se është duke punuar për projektet të reja, të cilat do të publikohen së shpejti.

Në datat 30 dhe 31 maj, Gala dhe Kristi do të ‘hapin’ librin e jetës së tyre.

Pjesë nga intervista:

Kristi: Unë këtu kam qenë. Jemi përgatitur për këtë projekt goxha interesant. Ne kemi rreth 14 vite diferencë me njëri-tjetrin.

Gala: Roberti është prind klasik me disa sjellje të bukura, por të çuditshëm. Na ka mësuar të jemi të lirë dhe kritikë.

Kristi: Shqipëria më ka bërë të ndjek zemrën, kudo.

Gala: Instinktet janë shumë të rëndësishme.

Kristi: Unë edhe i shtyp instinktet, dua të shkoj te koka se sa të ndjej rrjedhjen e emocioneve. Unë dhe Berti jemi komplet në kontrast. Ne zihemi shumë.

Gala: Në familjen tonë ne jemi shumë të lidhur, personalitetet tona janë shumë të forta. Babi na ka edukuar që të jemi të lirë, jemi shumë të lidhur me të. Unë jam duke punuar në projektet e tjera që shumë shpejt do të publikohen. Ka qenë viti më i lumtur i jetës sime, flas për eksperiencën në “The Voice Kids Belgium 2020”.

Kristi: Babi është unik në Shqipëri, por edhe në Belgjikë.

Gala: Unë përherë e kam kopjuar Kristin, edhe në vizatime kur isha e vogël.