Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“All Stars Night”, Gjergj Kaçinari zbulon detajet e koncertit në teatrin Metropolitan në “ABC e Mëngjesit”

schedule09:37 - 28 Maj, 2024

schedule 09:37 - 28 Maj, 2024

Gjergj Kaçinari promovon albumin debutues “The Day Before Tomorrow” në një koncert live që përfshin tetë këngë të reja. Albumi është një paketë e plotë promovuese me materiale dhe detaje të dedikuara, të cilat do t’i gjeni mbrëmjen e koncertit në hollin e Teatrit Metropol.

Këngëtari i njohur ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” më ABC News, ku ndau detaje nga koncerti “All star nigt” që do të zhvillohet nesër, më datë 29 maj.

Përpos karrierës në muzikë, ai ndau detaje nga jeta e tij si baba i ri.

“Rool, ka nisur me këngët që unë i nxirrja si single vec. Gjithmonë prisja diçka. Ose momentin e duhur që nuk vjen kurrë nëse nuk i futesh punës. Vjet e ndava mendjen që do e bëja. Kjo pasoi me albumin. Ky koncert do të jetë promovim i albumit. Në koncert do të ketë aksesor, çakmak, byzylyk, t-shirt, sticker.

Janë 8 këngë të reja në album. 3 nga ato janë ripërpunim të këngëve. Do të performojë po ashtu 2-3 single-t që kam përformuar më parë. Në këtë album nuk është rock-u klasik, por alternativ rock me nuanca pop.

Kur ke gjëra të vazhdueshme është shumë e vështirë… kur s’ke stimuj dhe duke mos pasur këtë klimë dhe duke pasur punë të vazhdueshme dhe për të bërë një lëvizje spontane, eksperimentale për mua është e vështirë. Kam rreth 15 vite që merrem me muzikën. Kjo ka ndryshuar pak nevojë për të qenë fizikisht diku për të bërë diçka. Një nga arsyet për të ardhur me këtë album. Është të kem një portofol të mirë të këtij bandi.

Tani që djali, Gregor, ka ardhur në jetë, fle më pak gjumë. Po mësohem me situatën e re, ka raste që akoma nuk më besohet.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!