FOTO/ “Besa besë. Jam djalë nga Kosova, më ka thirr Atdheu”, Daku reagon pas thirrjes së Sylvinho për EURO 2024

schedule21:43 - 27 Maj, 2024

schedule 21:43 - 27 Maj, 2024

Mirlind Daku ishte pjesë e listës së 27 lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho për dy miqësoret e muajit qershor, në prag të Euro 2024.

Sulmuesi dardan mësoi ftesën e tij nga ekrani i televizorit ku më pas nuk i mbajti dot lotët. Me të mësuar emrin e tij në listë, Daku ka reaguar edhe në rrjete sociale duke postuar një foto nga oborri i shtëpisë së tij.

Me një banderolë gjigante ku shkruhet, “Jam djal nga Kosova, më ka thirr Atdheu”, Daku e ndan me ndjekësit nën diçiturën: Besa Besë.

Vlen të theksohet fakti se Mirlind Daku shkëlqeu këtë sezon me Rubin Kazan, ku shënoi plot 14 gola në të gjitha garat/ h.ll/abcnews.al