G7 synon të përdorë asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

schedule19:55 - 27 Maj, 2024

schedule 19:55 - 27 Maj, 2024

Vendet më të zhvilluara të Grupit të Shtatë (G7) do të shqyrtojnë mënyrat për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për Ukrainën, sipas një draft deklarate sot nga ministrat e financave të G7 dhe guvernatorët e bankave qendrore.

Reuters raporton se një burim i G7 tha se deklarata nuk do të pësojë ndryshime të rëndësishme përpara se versioni përfundimtar të publikohet më vonë sot pas një takimi në Stresa, në veri të Italisë.

Në takimin e ministrave të financave të G7 merr pjesë edhe ministri ukrainas i financave Serhiy Marchenko, dhe qëllimi i takimit është të përgatisë mënyra për të ndihmuar Ukrainën përpara se çështja të jetë në rendin e ditës në samitin e krerëve të qeverive të G7, i cili është planifikuar për në mes të Qershorit.

G7 ngriu rreth 276 miliardë euro të aseteve ruse pasi Rusia sulmin ushtarak ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Në takimin e Stresës, tema është rritja e eksporteve të Kinës dhe shqetësimi i G7-ës për gjoja “politikën jo-tregtare” të Pekinit./abcnews.al