Ngrohja e motit ka kthyer në ujërat e Liqenit të Prespës dhjetëra pelikanë kaçurrelë, që kishin shtegtuar gjatë dimrit.
Por ndryshe nga vite të shkuara numri i tyre është në rënie.
Specialisti i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Vasil Mele thotë se prej dy vitesh gripi i shpendëve ka reduktuar ndjeshëm numrin e këtyre shpendëve të rrallë të cilêt janë në rrezik zhdukje.
Prespa është habitat për disa lloje shpendësh uji, mes tyre edhe për pelikanin kaçurrel./abcnews.al