Spanja kundërshton përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina në territorin rus

schedule15:58 - 27 Maj, 2024

schedule 15:58 - 27 Maj, 2024

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez siguroi të hënën se Madridi nuk planifikon të lejojë përdorimin e armët e furnizuara në Kiev për sulme në territorin rus.

“Ne nuk mendojmë ta përdorim atë në këtë kuptim,” iu përgjigj ai një pyetjeje mbi këtë çështje në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sanchez nuk specifikoi se çfarë lloji të pajisjeve ushtarake do t’i furnizohen Kievit, por siguroi se Spanja do të ofrojë “aftësi ushtarake të negociuara aktualisht me qeverinë ukrainase”.

Më pas, ai sqaroi se Madridi tashmë po furnizon me raketa Patriot, duke konfirmuar dërgimin e tankeve Leopard dhe “municioneve” të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!