E kryer/ Vincent Kompany do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich

schedule14:32 - 26 Maj, 2024

schedule 14:32 - 26 Maj, 2024

Drejtuesit e Bayern Munich kanë mbyllur gjithçka sa i përket trajnerit të ri. Pasardhësi i Thomas Tuchel në pankinën e rekordmenëve të futbollit gjerman do të jetë Vincent Kompany.

Bavarezët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me menaxherët e ish-kapitenit të kombëtares belge dhe Manchester Cityt për një kontratë 3-vjeçare.

Ndërkohë, Burnley, klub me të cilin 38-vjeçari ndodhet në kontratë, do të përfitojë 12 mln euro për lejimin e transferimit të trajnerit të ri në Bundesliga.

Palët kanë arritur marrëveshjen dhe në javën e ardhshme do të vijë zyrtarizimi i Kompany si timonieri i ri i Bayern Munich. Pavarësisht se Burnley zhvilloi një futboll tërheqës dhe ofensiv nën drejtimin e Kompany, skuadra nuk arriti të mbijetonte në Premier League./ h.ll/abcnews.al