Mësues dhe gazetar/ Jeta e Shkëlqim Hajnos mes dy pasioneve: Raportoja për të gjithë jugun

schedule20:20 - 25 Maj, 2024

schedule 20:20 - 25 Maj, 2024

Në jetën e tij, Shkëlqim Hajno ka kryer disa punë por mësuesia dhe gazetaria kanë qënë profesionet që iu ka kushtuar jetën.

Pasioni për gazetarinë i lindi në moshë të re.

Nisi të shkruante e botonte që kur ishte në bangat e shkollës, mandej studimet e larta i përfundoi për letërsi dhe gjuhën shqipe.

Thotë se në Shqipëri nuk ka qënë e lehtë ta ushtrojë gazetarinë. Në diktaturë shqetësim ishte censura.

Ai kujton se në vitet e para të demokracisë ndiqte dhe raportonte zhvillimet në të gjithë jugun e vendit. Me një motoçikletë, per afro 50 vite, shkonte sa në një qytet në tjetrin për të mbledhur informacione e zbuluar lajme.

Thonë se gazetaria është letërsi në nxitim. Vitet e fundit, që nuk i duhet më të rend pas lajmeve, Hajno është ndalur më shumë te letërsia duke shkruar dhe sjellë libra për lexuesit.

Personazhet me cilat e ka ndeshur profesioni dhe ngjarjet që ka parë e dëgjuar Hajno premton se do t`i përjetësojë përmes librave të tjerë që do të botojë së shpejti./abcnews.al