Tajvani po përballet për të dytën ditë radhazi me kërcënime të drejtpërdrejta nga Kina. Si pjesë e një stërvitje të ashtuquajtur “ndëshkuese”, kundrejt Tajvanit, Kina kreu manovra me sulme raketore.
Pekini ngriti në qiell avionët luftarakë që lëshuan raketa dhe gjithashtu bombardues.
#Watch | Taiwan deploys jets, mobile air defence system to monitor #China drills#Taiwan pic.twitter.com/dUfF5Tf735
— Atulkrishan (@iAtulKrishan1) May 24, 2024
Mediat kineze theksojnë se ushtria ngriti disa formacione sulmi në ujërat në lindje të Tajvanit, duke inskenuar sulme në koordinim me anijet detare. Sipas zyrtarëve kinezë, stërvitja ka për qëllim të testojë aftësinë e vendit për të “marrë pushtetin” dhe kontrollin e zonave kryesore të Tajvanit.
Një zyrtar i lartë i sigurisë së Tajvanit tha se disa bombardues kinezë inskenuan ndaj anijeve të huaja pranë skajit lindor, që ndan Tajvanin nga Filipinet, duke praktikuar se si të kapnin “kontrollin e plotë” të zonave në perëndim të ishullit.
Sakaq, Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit, publikoi video në të cilat shfaqen raketat e Tajvanit si kundërpërgjigje të kërcënimit kinez.
Footage showing China PLA Eastern Theater Command Exercise Joint Sword-2024A on May 24. Today exercise is testing capability of joint seizure of power (联合夺权), joint strikes (联合打击) and control of key territories (要域占控).https://t.co/QC0tBBxtPM pic.twitter.com/oKb0wHarvY
— Ryan Chan 陳家翹 (@ryankakiuchan) May 24, 2024
Kina e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj dhe denoncon presidentin e sapozgjedhur të kombit ishullor si “separatist”. Kina kritikoi ashpër fjalimin e tij të inaugurimit, në të cilin ai i kërkoi Pekinit të ndalonte kërcënimet dhe deklaroi qartë se të dyja anët e ngushticës “nuk janë në varësi të njëra-tjetrës”.
Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike, por është i detyruar me ligj t’i sigurojë Tajvanit mjetet për të mbrojtur veten si mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i ishullit.
/abcnews.al