Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se siguria do të jetë tema kryesore e bisedimeve me homologun e tij rus Vladimir Putin. Presidenti rus mbërriti sot në Minsk në një vizitë dy-ditore.
“Unë mendoj se, si zakonisht, çështjet e sigurisë do të jenë fokusi,” tha Lukashenko pas një bisede të shkurtër me Putinin në aeroportin e kryeqytetit bjellorus.
Gjatë takimit, të dy liderët priten të diskutojnë edhe çështjet ekonomike, sipas liderit bjellorus.
/abcnews.al