Lucas Paqueta, mesfushor i West Ham, u akuzua zyrtarisht nga Federata Angleze (FA) se ka ndikuar në përcaktimin e rezultateve të ndeshjeve si i përfshirë në bastet sportive në katër raste.
Në ndeshjet kundër Leicester City-t në 2022 dhe kundër Aston Villas, Leeds United dhe Bournemouth në 2023, braziliani, sipas deklaratës së FA-së, e cila tashmë e ka zyrtarizuar këtë akuzë, “ka kërkuar të përcaktojë rrjedhën e ndeshjeve, duke marrë kartonin e verdhë me qëllim të pahijshëm për të ndikuar në tregun e basteve, për të krijuar fitim për një ose më shumë persona.
Lojtari ka afat deri në datën 3 qershor për t’iu përgjigjur këtyre akuzave, si dhe për të kërkuar shtyrjen e këtij afati”, thuhet në mesazh, duke përfunduar me informacionin se “Federata nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm derisa çështja të mbyllet”.
Në Angli, mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali e kaloi pothuajse të gjithë sezonin i pezulluar për shkak të rregullave të basteve. Në rastin e italianit, megjithatë, nuk bëhej fjalë për ndonjë ndeshje që ai vetë kishte luajtur. Lucas Paqueta është një nga emrat më të njohur në tregun e ardhshëm të transferimeve, me Manchester City-n që shfaqet si i interesuari kryesor për blerjen e tij.”
Nëse pas vërtetohen të gjitha akuzat ndaj brazilianit, ai mund të marrë një ndëshkim shembullor prej 10 vitesh pezullim./ h.ll/abcnews.al