UEFA “Regions’ Cup”/ Luhet ndeshja e dytë në grupin A, Armenia mund Estoninë në “Elbasan Arena”

schedule20:16 - 23 Maj, 2024

schedule 20:16 - 23 Maj, 2024

Pasditen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” është luajtur edhe ndeshja e dytë e grupit A në raundin para-eliminator të UEFA “Regions’ Cup” Estoni (Saue JK) – Armeni (Vayk).

Një sfidë e rëndësishme pasi në të njëjtin grup bën pjesë edhe Shqipëria që mundi Armeninë në ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 4-0.

Në takimin e sotëm Armenia triumfoi ndaj Estonisë me rezultatin mimimal 1-0. Goli e fitores e shënoi Margaryan vetëm në fundin e takimit në kohën shtesë (90+1).

Të gjitha ndeshjet e raundit para-eliminator të grupit A zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së.

Shqipëria dhe Estonia (Saue JK) do të luajnë ndeshjen e fundit në grupin A më datë 26 maj në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjve ju mjafton vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë e për të kaluar më pas në raundin e ndërmjetëm, ku do të kenë përballë Çekinë, Bosnje Hercegovinën dhe Skocinë. /FSHF

Kalendari i ndeshjeve të raundit para-eliminator të grupit A në UEFA “Regions’ Cup”:

Armeni (Vayk) – Shqipëri               0-4

Estoni (Saue JK) – Armeni (Vayk) 0-1

Shqipëri – Estoni (Saue JK) 26.05.2024 “Elbasan Arena” 16:00