Moska do të hakmerret ndaj objekteve të Britanisë së Madhe, nëse armët britanike përdoren nga Ukraina për sulme brenda territorit rus, tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
Zakharova tha për gazetarët se objektet britanike “brenda territorit të Ukrainës dhe përtej kufijve të saj” mund të goditen në një skenar të tillë.
Ajo e përsëriti paralajmërimin që Moska e bëri në fillim të këtij muaji, pasi sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se Ukraina mund t’i përdorë armët britanike kundër objekteve brenda Rusisë, nëse dëshiron.
“Ukraina e gëzon atë të drejtë. Sikurse Rusia që po sulmon brenda Ukrainës, mund ta kuptoni lehtë pse Ukraina e ndien nevojën për t’u siguruar se po e mbron veten”, tha Cameron gjatë një vizite në fillim të majit.
Rusia reagoi me zemërim ndaj deklaratave të Cameron dhe i përmendi ato si arsyeje pse ka vendosur të mbajë stërvitje këtë muaj, për të simuluar lëshimin e raketave taktike bërthamore.