Përfaqësuesi i Inspektoriatit të Punës, Ilia Baxho thotë se subjektet e ndërtimit, apo minierat, janë me risk më të lartë, që mund të ketë vdekje të punëtorëve në punë.
Në një intervistë për ‘Shqipëria Sot”, Baxho u shpreh sado të jetë numri i inspektorëve, nuk mund të inspektohen të gjitha subjektet.
“Kjo si problematikë nuk është vetëm në vendin tonë. Tani mundohemi të jemi sa më koherentë, të kemi një analizë të saktë të subjekteve. Nuk do jetë asnjëherë e mundur, sado të jetë numri i inspektorëve, të inspektohen të gjithë subjektet. Bëjmë një përzgjedhje dhe programojmë ato inspektime për subjektet që kanë riskun më të lartë. Ne në bashkëpunim me ILO-n kemi ngritur këtë sistem. Është sistem që përdor algoritme matematikore, me ndihmën e inteligjencës përmirëson veten ky sistem në vazhdimësi. Në bazë të një logaritmi, niset nga veçoritë e aktivitetit, niset nga numri i punonjësve, risk më të lartë kanë minierat. Është një verifikim i këtyre subjekteve. Kemi një perfeksion, është proces intensitv që përmirësohet vit pas viti. Normalisht, ne kemi shumë ankesa, kemi bërë platformë ndërgjegjësimi. Shërbimi i parë që japim është, denonco. Numri i ankesave është shtuar, kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës. Nuk janë ndërgjegjësuar punëtorët për sigurinë e tyre në punë. Nuk njoftojnë sa i përket sigurisë në punë.
Ne jemi në vazhdimësi në terren për të kontrolluar sigurinë dhe shëndetin në punë. Risk zero nuk ka. Ne vlerësojmë risk sepse ka risk, aty mund të ndodhin aksidente. Ne ndërgjegjësojmë punëdhënësit, që ky risk të zvogëlohet. Nuk themi që ka risk zero, shkojmë drejt zvogëlimit. Ne marrim masa pezullimi, vendosim sanksione. Nuk besoj se kjo është zgjidhja. Zgjidhja është ndërgjegjësimi i punëdhënësve”, theksoi ai./abcnews.al