Policët i fusin në zgjedhje, Havari: Krim i rëndë, politika ka implikuar policinë deri në kockë

schedule22:54 - 8 Nëntor, 2019

schedule 22:54 - 8 Nëntor, 2019

Ish-zyrtari i Lartë i Policisë, Mithat Havari i ftuar në “Provokacija” flet për dosjen e gjetur,  persekutimi gjatë komunizmit. Havari ka bërë të ditur se ka rënë në gjyrmët e kësaj dosje.

“Unë jam thirrur dy herë në Komitet të Partisë së rrethit të Elbasanit, në atë kohë, gjithashtu jam arrestuar për demostratat antikomuniste dhe jam dënuar”, thekson ish-zyrtari i lartë i policisë.

Qeveria është e detyruar nga presioni ndërkombëtar, por nuk ka shprehur asnjëherë gatishmërinë të merrej me dosjet.

“Unë bëra një kërkesë dhë u njoha me dosjen time, gjeta brenda të paktën 9 bashkëpunëtorë sigurimi me pseudonime, janë edhe 12 apo 13 legalë që raportonin te shokët e sigurimit të shtetit për armiqtë e klasës që nuk donin të nxirrnin realitetin e asaj kohe”.

Unë nuk jam nga ata që fal, sepse ajo kategori që i shërbente sigurimit e ndërtonte lumturinë familjare mbi fatkeqësinë e të tjerëvë”, tha Havari.

Për Mithat Havarin regjimi i atëhershëm ishte absurd, që sillte vetëm farkeqësi tek njerëzit.

Edhe pse i njohur si një njeri i policisë, tregon se është kërcënuar në rrugë, por policia nuk ka bërë asnjë reagim. Ky fenomen shprehet Havari nuk është i panjohur për mua.

“Unë tani jam në pension, jam i pambrojtur, jam i paarmatosur, jam si gjithë të tjerët”. Ish-oficeri i policisë tregon momentin e kërcënimit dhe shprehet se pas kallëzimit në polici, ‘kriminilin’ e sheh qetësisht në kafe pas disa ditësh.

“E kam bërë publike, dhe tani kam parë që kanë filluar lëvizjet për ta gjetur”, – tha Havari.

I kam shpresat tek amerikanët, politika nuk duhet të ketë shansin t’i afrohet policisë,- thotë Mithat Havari. Ndërkohë që shprehet i shqetësuar, Mithat Havari thekson se policisë i mungon lideri, njerëz të besës, që qytetarët të kenë besim te autoritetet e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!