Shtëpia e Bardhë: Shteti palestinez duhet të njihet përmes negociatave, jo “njohjes së njëanshme”

schedule14:43 - 22 Maj, 2024

schedule 14:43 - 22 Maj, 2024

Administrata e Biden duket se është kundër vendimit të marrë nga Spanja, Norvegjia dhe Irlanda të mërkurën për të njohur shtetin palestinez, duke përsëritur se ndërsa presidenti amerikan mbështet një rrugë drejt një zgjidhjeje me dy shtete, do të vazhdojë të ndjekë një të tillë përmes negociatave diplomatike midis të dy vendeve.

“Presidenti mbështet një zgjidhje me dy shtete”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për CNN të mërkurën.

Ai beson se një krijimi i shtetit palestinez duhet të ndodhë përmes negociatave të drejtpërdrejta midis palëve, jo përmes njohjes së njëanshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!