Legjenda e Interit, Javier Zanetti, mund të emërohet presidenti i ri i zikaltërve sapo Oaktree të përfundojë marrjen e pronësisë nga Suning. Zëvendëspresidenti aktual i Interit, Zanetti, një ish-mbrojtës i Nerazzurrëve, mund të emërohet si president i ri i klubit nga pronarët e rinj Oaktree.
Fondi amerikan ka nisur procedurat për të marrë pronësinë nga Suning pasi Steven Zhang dështoi të shlyente një borxh prej afro 400 milionë eurosh.
“Tuttosport” raporton se Oaktree do të marrë 99,6% të aksioneve në klub dhe aksionarët e pakicës do të mbajnë pjesën e mbetur prej 0,4%.
Drejtorët e klubit Beppe Marotta, Piero Ausilio, Dario Baccin dhe Alessandro Antonello do të mbeten sektorin operativ gjatë kalimit nga Suning në Oaktree.
Marotta dhe Antonello janë gjithashtu në bordin e drejtorëve së bashku me Carlo Marchetti dhe Amedeo Carassai, të cilët kanë përfaqësuar Oaktree në Inter gjatë tre viteve të fundit. Gjashtë anëtarët e mbetur të bordit, përfshirë presidentin, do të ndryshojnë, por Marchetti dhe Carassai nuk do të zgjidhen për të drejtuar klubin.
Sipas “Tuttosport”, Oaktree ka dy opsione. Emëriji i një presidenti ‘teknokrat’ ose zgjidhja e një figurë të njohur për tifozët, ndoshta një legjendë të klubit. Nëse zgjedhin opsionin e dytë, Zanetti do të ishte më i përshtatshmi./ h.ll/abcnews.al