Shkencëtari rus dënohet me 14 vite burg për tradhti

schedule15:24 - 21 Maj, 2024

schedule 15:24 - 21 Maj, 2024

Shkencëtari rus, Anatoly Maslov, u dënua me 14 vjet burg për “tradhti” pasi sipas mediave ruse, pasi i ka dërguar të dhëna të klasifikuara një vendi të huaj.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, ai u akuzua për transmetimin e informacionit në lidhje me programin e armëve hipersonike të Rusisë.

Sipas avokates së Maslovit, Olga Dinze, cituar nga TASS, shkencëtari ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se është i pafajshëm.

Sipas Reuters, Maslov është një nga tre shkencëtarët e institutit siberian i cili akuzohet për tradhti të një sekreti shtetëror. Megjithëse të tre thonë se janë të pafajshëm.

/abcnews.al