Amnesty International: Urdhër-arresti për Netanyahu dhe Hamas është një hap vendimtar drejt drejtësisë

schedule14:55 - 21 Maj, 2024

schedule 14:55 - 21 Maj, 2024

Kërkesa për urdhër-arreste kundër liderëve të Hamasit dhe Izraelit, nga kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, është një “hap vendimtar drejt drejtësisë”, tha të martën grupi i të drejtave Amnesty International.

“Kjo lëvizje e prokurorit të ICC-së dërgon një mesazh të rëndësishëm për të gjitha palët në konflikt në Gaza dhe më gjerë se ata do të mbajnë përgjegjësi për shkatërrimin që u kanë shkaktuar popujve të Gazës dhe Izraelit”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnès Callamard.

Kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan, të hënën kërkoi lëshimin e urdhrave të arrestit kundër liderëve të Hamasit, Yahya Sinëar, Ismail Haniyeh dhe Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri,  i njohur më mirë si Mohammed Deif si dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant.

Ata “të cilët dyshohen për përgjegjësi për krime sipas ligjit ndërkombëtar” duhet të përballen me “gjykim dhe llogaridhënie, pavarësisht se sa të fuqishëm apo të rangut të lartë janë”, tha Callamard.

“Askush nuk është mbi të drejtën ndërkombëtare: asnjë udhëheqës grupesh të armatosura, asnjë zyrtar qeveritar  i zgjedhur apo jo, asnjë zyrtar ushtarak”.

Presidenti Isaac Herzog e përshkroi vendimin skandaloz të hënën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!