Gjykata Ndërkombëtare Penale ka kërkuar urdhër-arrest për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit e lartë të Hamasit.
Kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan tha se urdhër arrestet kërkohen për krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 tetorit në Izrael dhe luftën pasuese në Gaza.
Por deklarata e prokurorit të gjykatës ka shkaktuar kritika të ashpra në Izrael.
“Të vendosësh liderët e një vendi që hyri në betejë për të mbrojtur qytetarët e tij, ëë të njëjtën linjë me terroristët gjakatarë, paaftësi,” tha Benny Gant.
“Të pranosh postin e prokurorit do të ishte një krim historik,” shtoi ai.
Yair Lapid, lideri i opozitës izraelite, e cilsësoi një “katastrofë” njoftimin e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare se kishin kërkuar urdhra arresti ndaj kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes të Izraelit.
/abcnews.al