Forcat ruse, të cilat bënë vetëm përparime të moderuara në muajt e fundit, nisën një sulm të befasishëm në rajonin e Kharkiv më 10 maj që ka rezultuar në fitimet e tyre më të mëdha territoriale në një vit e gjysmë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se trupat ruse arritën të përparonin nga pesë deri në 10 kilometra përgjatë kufirit verilindor përpara se të ndaloheshin nga forcat ukrainase, por shtoi se rajoni mund të jetë “vala e parë” në një ofensivë më të gjerë.
“Nuk do të them se është një sukses i madh (për Rusinë ), por ne duhet të jemi të matur dhe të kuptojmë se ata po hyjnë më thellë në territorin tonë,” tha ai, duke folur nga Kievi në intervistën e tij të parë me mediat e huaja që nga fillimi i ofensivës.
Zelensky tha se situata në rajonin e Kharkiv është “e kontrolluar” por “jo e stabilizuar”.