Media Italiane “Corriere della Sere” I ka dedikuar një artikull boomit turistik që po përjeton Shqipëria përgjatë viteve të fundit dhe faktit se biletat e lira të kompanive ajrore po bëjnë që turistët nga e gjithë bota të zgjedhin vendin tone.
Konkurenca mes dy kompanive ajrore RyanAir dhe Wizz Air për të dhënë ofertën më të mire ka bërë që biletat për të vizituar Shqipërinë të jenë më të lirat në të gjithë botën.
Sipas analizës së bërë nga media Prestigjoze Italiane, në tremujorin e parë të vitit 2024 biletat e këtyre dy linjave ajrore janë ulur me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 54% krahasuar me vitin 2019.
Megjithatë Corriere Della Sere shkruan se Shqipëria po ktheht tani më në një kërcënim serioz për Turizmin në Jugun e Italisë për shkak të cmimeve të favorshme që ofrojnë jo vetëm linjat ajorore por edhe strukturat akomoduese dhe bizneset në vendin tone.
Aeroporti Nënë Tereza nv Tiranë u cilësua si aeroporti me rrijten më të shpejtë në Eurpë me mbi 200% rritje të pasagjerëve krahasuar me vitin 2019 sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve Europiane.
Mediat më prestigjoze ndërkombëtare I kanë dedikuar përgjatë viteve të fundit qindra artikuj Shqipërisë turistike dhe atraksioneve natyrore të vendit tone, duke e sugjeruar si vendin ideal për pushime.
Vitin e shkuar Shqipërinv e vizituar më shumë se 10 milionë turistë të cilët shpenzuan në vendin tone 4 miliardë euro duke dhënë një ndikim pozitiv në ekonomikë e vendit. Pritshmërië jamë edhe më optimiste për sezonin turistik të vitit 2024 pasi vendin tone pritet ta vizitojnë mbi 13 milionë turistë nga e gjithë bota.