Vrasja e shqiptarit në Athinë/ Gazetari: Roan Brahimi, i lidhur në 3 episode me çështjen e Ervis Martinajt

schedule23:51 - 13 Maj, 2024

schedule 23:51 - 13 Maj, 2024

Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se ka dyshime që Roan Brahimi, shqiptari i ekzekutuar disa ditë më parë në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, është i lidhur në 3 episode me çështjen e Ervis Martinajt.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Sokolaj u shpreh se e para ka të bëjë me lojërat e fatit.

Ndërsa lidhjet e tjera, kanë të bëjnë me një atentat ndaj Ylli Brahimit në 2021 dhe vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririt të Ervis Martinajt, në vitin 2022.

“Roan Brahimin e lidhin 3 episode që dyshohet s ekan lidhje me çështjen e Ervis Martinajt. E para, lojërat e fatit, borxhe, akuza të tilla. E dyta është një ngjarje e ndodhur në janar të 2021, ku është tentuar të vritet Ylli Brahimi. Konsiderohej nga policia si personi që mbante financat e grupit të Ervis Martinajt. Në janar të vitit 2021 u ekzekutua Klinsman prençi, por objektiv ka qenë Ylli Brahimi. Rasti i tretë ka qenë ngjarja e korrikut të vitit 2022, ku u ekzekutua Brilant Brahimaj. Banesa e Roan Brahimit është kontrolluar nga banesa. Dyshimet policore janë që përpara këtyre dyu ngjarjeve dhe për shkak të konfliktit për lojërat e fatit, persona të afërt të Ervis  Marinajt e kishin marrë Roan Brahiin e kanëçuar në një takim me Martinjnt dhe pretendohet se është dhunuar. Në momentin që është lënë i lirë, sipas policisë, ka paralajmëruar një hakmarrje. Dyshohet se për një periudhë kohe. Brahimi ka pasur një njohje me vëllanë e Gaentian Bentjas dhe më pas kanë pasur konflikte mes tyre”, theksoi ai./abcnews.al