Shkupi mes zjarreve që ndezi vetë/ Eksperti: Silianovska mesazh Mitsotakisit, që shumë gjëra do ndryshojnë në Ballkan

schedule22:54 - 13 Maj, 2024

schedule 22:54 - 13 Maj, 2024

Eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani thotë se presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska i ka dhënë një mesazh kryeminsitrit grek, Kyriakos Mitsotakis, nëpërmjet deklaratës së saj të betimit si presidente, ku theksoi emrin Maqedoni, dhe jo Maqedoni e Veriut.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Osmani u shpreh se Silianovska ka dhënë mesazhin se nuk do t;ia dijë për marrëveshjen e Prespës dhe se shumë gjëra do të ndryshojnë në rajonin e Ballkanit.

“Nëse do të flasim për djegie, djegia është sepse presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë, zonja Davkova, ka dhënë një sinjal në më pak se 24 orë që ka hipur në karrige, në deklaratën më të rëndësishme të postit të saj të betimit, në deklaratën e saj të betimit, e cila është simbolike, ka dhënë mesazh se ajo ka rrëzuar marrëveshjet diplomatike dhe ka rrëzuar atë që është rrëzuar në marrëveshjen e Prespës. Duke dhënë një mesazh që nuk dua t’ia di për Maqedoni të Veriut, sepse unë njoh vetëm Maqedoni, në fjalimin e betimit, ajo i jep sinjal Mitsotakis që shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ndryshojnë në rajonin e Ballkanit. VMRO ka qenë në koalicion me një pjesë të shqkptarëve, VLEN. VMRO do të shkojë në koalicionin me VLEN, që pretendon se ka marrë pjesën më të madhe të votave të shqiptarëve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!