Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është në pushtet.
Në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, ekspertja u shpreh se kryeministri Rama ishte në nivelin më të lartë politik.
“Bëri mirë që shkoi. Mund të them se mund të jetë në 12 vjet të politikës së Ramës, më e suksesshmja për sa i përket asaj që lidhet me pjesën e thirrjes amtare. Ai këtu mendoj se ishte në nivelin më të lartë të vetin sa i përket qasjes politike.”, u shpreh ajo./abcnews.al