Është gjetur e braktisur makina me të cilën u larguar autori i vrasjes së efektit të “Shqiponjave” në Fier.
ABC News mëson se automjeti i braktisur është gjetur në një lagje në Fier.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të hëne në Fier, kur pas një konflikti të castit Asllan Mernica qëlloi për vdekje me armë zjarri 28 vjecarin Novruz Cenalia.
Mësohet se Cenalia, efektiv i ‘Shqipojnave’ në Fier po shkonte për të marrë shërbimin, ndërsa u qëllua për vdekje me armë zjarri.
Autori i vrasjes arriti të largohej nga vendngjarja ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen dhe arrestimin e tij