Bayern Munich do trajnerin austriak, klubi anglez “u mbyll gojën” gjermanëve: Paguani 100 milionë euro

schedule15:51 - 13 Maj, 2024

schedule 15:51 - 13 Maj, 2024

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Të mëdhenjtë e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel.

Xabi Alonso, Nagelsmann dhe Rangnick refuzuan pankinën bavareze, teksa së fundmi ka dalë në skenë tekniku i Crystal Palace në Premier League.

Austriaku është i preferuari i Uli Hoeness, i cili ishte gati të paguante deri në 18 mln euro për ta “rrëmbyer” nga klubi anglez, por kërkesa e drejtuesve të Crystal Palace shtangu gjermanët!

“Paguani 100 milionë euro dhe merreni Glasner”, ishte kushti i “çmendur” i ishullorëve, me Bayernin që është tërhequr përkohësisht nga gara për firmën me Glasner.

49-vjeçari e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi më parë ka drejtuar në Bundesliga skuadra si Eintracht Frankfurt dhe Wolfsburg. Me Eintrachtin fitoi Europa Leagu në 2022./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!