Frika nga lufta, Gjermania drejt rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak

schedule11:36 - 13 Maj, 2024

schedule 11:36 - 13 Maj, 2024

Pas ambicieve luftarake të Kremlinit, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po mendon rekrutimin e detyrueshëm për të gjithë 18-vjeçarët. Përveç burrave, ministria gjermane po mendon të rekrutojë gra për të rritur numrin e forcave të armatosura.

“Sunday Telegraph” duke cituar burime të gazetës “Die Welt” raporton planet që po diskutohen për ta bërë ushtrinë gjermane (Bundesëehr) sa më të fuqishme.

Ekspertët ushtarakë në Berlin janë në fazat përfundimtare të diskutimit të tre opsioneve, dy prej të cilave përfshijnë një formë të rekrutimit. Siç u zbulua në mediat gjermane, ministri gjerman i mbrojtjes do të publikojë planet përfundimtare deri në qershor.

Ndër opsionet që ai ka vënë për diskutim është kjo: që Gjermania të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak njëvjeçar për burrat pas moshës madhore, i cili ishte në fuqi deri në vitin 2011.

Interesante është se ky opsion ka të bëjë edhe me gratë, gjë që do të kërkonte një ndryshim në Kushtetutën gjermane. Nga ana e tij, ministri gjerman i Mbrojtjes beson se mund të marrë dritën jeshile nga Bundestagu pasi opinioni publik i vendit do të ishte dakord.

Një tjetër opsion do të zbatohej vetëm për burrat e moshës 18 vjeç, por jo për të gjithë. Fillimisht, 18-vjeçarët do të duhej të plotësonin një formular online dhe më pas të zgjidheshin për rekrutim, sipas informacioneve të zbuluara në gazetën Die Welt.

Opsioni i tretë do të shmangte shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke u fokusuar në “optimizimin” e sistemit aktual duke u angazhuar në fushata më proaktive rekrutimi.

Megjithatë, Boris Pistorius thuhet se është kundër opsionit të fundit. Nga ana e tij, Berlini ka vendosur gjithashtu një objektiv për të rritur numrin e forcave të tij të armatosura nga rreth 180,000 sot në më shumë se 200,000.

Ministria gjermane e Mbrojtjes thuhet se beson se ky qëllim nuk mund të arrihet pa ndonjë formë të rekrutimit. Siç thekson gazeta Die Welt, shumë ministra dhe zyrtarë të koalicionit qeveritar nuk janë dakord me planet e Pistorius.

Para së gjithash, kancelari gjerman Olaf Scholz, nuk është dakord me një lëvizje të tillë, siç e ka deklaruar vazhdimisht, megjithatë, shumë ministra dhe zyrtarë të partisë së tij, Social Demokratët, si dhe të Gjelbërve (partnerët e qeverisë), janë pro për planet e ministrit të Mbrojtjes.

Në kundërshtim me planet ushtarake të Boris Pistorius janë Demokratët e Lirë (FDP) të ministrit të financave, Christian Lindner.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!