Një grup arkeologësh gjatë gërmimeve në muajin korrik kanë zbuluar një skelet me një këmbë që dyshohej të ishte 200-vjeçar. Eshtrat iu nështruan analizave, por më pas u vendos për ti dërguar në Francë për një ekspertizë të plotë.
Skeleti i gjetur në Rusi u vërtetua se i përkiste gjeneralit të ushtrisë së Napoleon Bonapartit.
Një prej studiuesve ka folur për CNN dhe ka shpjeguar se ai mori kockën e femurit dhe të nofullës për ta krahasuar me pasardhësit e tij.
Pas testit të AND-së, zbuluesit deklarojnë se skeleti i përket gjeneralit Charles-Ettiene Gudin.
Ai vdiq pas luftës në Moskë. Pas luftimeve ai u detyrua të priste këmbën pasi iu infektua, por në fund nuk arriti të mbijetonte.
Presidenti Putin ka treguar interes për eshtrat e ish-ushtarakut francez duke kërkuar që pas përfundimit të të gjitha ekzaminimeve ato të ktheheshin në Moskë./abcnews.al