Kush është Andrei Belousov, njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes në Rusi

schedule08:36 - 13 Maj, 2024

schedule 08:36 - 13 Maj, 2024

Vladimir Putin ka propozuar një riorganizim që do të shohë zëvendësimin e ministrit të vjetër të mbrojtjes Sergei Shoigu me Andrei Belousov. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai është një emër që nuk e kemi dëgjuar shumë gjatë luftës, por si ministër i mbrojtjes ai do të bëhet një figurë kyçe.

Kush është Andrei Belousov?
Sipas Sky News, 65-vjeçari u diplomua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Moskës në vitin 1981. Ai u emërua këshilltar i kryeministrit rus në vitin 2000 dhe iu bashkua ministrisë së ekonomisë në vitin 2006.

Midis 2008 dhe 2012 ai shërbeu si drejtor i departamentit të ekonomisë dhe financave nën Vladimir Putin. Belousov u emërua ministër i ekonomisë në vitin 2012 dhe më pas shërbeu si këshilltar i presidentit rus nga viti 2013 deri në vitin 2020.

Pas kësaj ai ishte zëvendëskryeministër – me një periudhë të shkurtër ku ai shërbeu si kryeministër kur Mikhail Mishustin u prek nga COVID-19 në vitin 2020. Në krahasim nga ministrat e mëparshëm të mbrojtjes, Belousov nuk ka një përvojë ushtarake. Por ai besohet të jetë i afërt me Putinin.