Argjentinë/ 90 të plagosur nga përplasja e trenit, kaos dhe situatë e rënduar në vendin e ngjarjes

schedule11:37 - 11 Maj, 2024

schedule 11:37 - 11 Maj, 2024

Të paktën 90 persona mbetën të plagosur rëndë në Argjentinë si pasojë e një aksidenti hekurudhor që ndodhi shumë pranë Buenos Aires.

Sipas të dhënave paraprake, një tren me pasagjerë u përplas me një vagon mirëmbajtje të hekurudhës, i cili mesa duket ishte harruar aksidentalisht nga punëtorët.

Shërbimi i urgjencës tha se zjarrfikësit kishin evakuuar të gjithë personat në trenin e pasagjerëve pas aksidentit në periferi të Palermos, ndërkohë që kanë nisur menjëherë hetimet.

Për fat nuk janë raportuar viktima.

/abcnews.al