Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News u diskutua se si mund të mbështeten të rinjtë për të ecur drejt tregut të punës dhe karrierës profesionale.
Sipërmarrësja Fabiola Duro u shpreh se duhet t’u jepen incentiva për shkollim dhe punësimin e të rinjve.
Ndërsa Genc Kojdheli Drejtor i Investimeve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, tha se është i nevojshëm bashkëpunimi akademi-kompani.
Pjesë nga emisioni:
Duro: Ne besojmë fort tek të rinjtë, tregu ka aktivizimin vetë. Kërkesa me tregun ndodh që nuk përputhen. Të rinjve duhet t’u ngjallim interesin dhe facilitetet, qoftë shëndetësore, thjesht t’u japim akses, jo falas., sot asgjë nuk është falas dhe nuk ka pse të këtë falas kur ka konkurrencë të ndershme. Siç kemi kartën studentore që ka një listë facilietetsh.
Kojdheli: Është sfidë shumë e madhe. Është marrë një iniciativë që lidh tre aktorët kryesorë. Ne kemi vuajtur faktin që inovacionin që ka nevojë biznesi, është bërë një proces që duhet zbulimi i sipërmarrjes. Ky zhvillim është rajonaliste edhe tematike. Pra është një sfidë e madhe e gjithë shoqërisë sonë. /abcnews.al