Ministri i Jashtëm italian: Nuk do të dërgojmë ushtarë në Ukrainë

schedule14:38 - 8 Maj, 2024

schedule 14:38 - 8 Maj, 2024

Në një deklaratë ditën e sotme, Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, theksoi se Italia nuk do të dërgojë asnjë ushtarë në Ukrainë. Sipas tij, kjo nuk është diçka që parashikohet as nga NATO dhe as nga nismat e BE-së.

“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë dhe jemi vetëm një vend që mbron të drejtën e Ukrainës për të qenë e lirë.

“Ne po dërgojmë ndihma ushtarake në Ukrainë, të vetëdijshëm se çdo ndihmë që po dërgojmë duhet të përdoret në territorin ukrainas dhe jo në territorin rus”, theksoi ai.

/abcnews.al