Xi Jinping në Beograd: Jam shumë i prekur dhe i impresionuar nga pritja

schedule12:01 - 8 Maj, 2024

schedule 12:01 - 8 Maj, 2024

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç priti paraditen e së mërkurës në një ceremoni zyrtare homologun kinez, Xi Jinping. Në vizitën e tij në Beograd, pas tetë vitesh, presidenti kinez shoqërohet nga bashkëshortja Peng Liuen dhe një delegacion prej rreth 400 anëtarësh.

Xi Jinping tha se ishte “shumë i prekur” nga pritja.

“Jam shumë i prekur dhe i impresionuar nga pritja në Serbi, ne jemi dëshmitarë të miqësisë së sinqertë mes popujve serb dhe kinezë, të miqësisë së çelikut mes dy vendeve”, tha Xi në deklaratat e bëra në fillim të takimit me Vuçiç.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në vendin tuaj të bukur dhe mik,” shtoi lideri kinez, i cili kujtoi vizitën e tij të parë në Beograd në qershor 2016, kur u vendos që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kinës të ngriheshin në një “partneritet strategjik”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!