Një 25-vjeçar është arrestuar në Levan të Fierit. Ky shtetas ishte përfshirë në një konflikt me një 35-vjeçar dhe disa persona të tjerë.
Më pas, 25-vjeçari ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov me të cilën ka qëlluar për të kanosur 35-vjeçarin.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.
I riu akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al