Eksperti për çështjet e pushtetit vendor, Agron Haxhimali e cilësoi rritjen e performancës së bashkive krahasuar me një vit më parë si një lajm të mirë. Në një lidhje live për “Money Report”, eksperti tha se bashkitë po e kuptojnë se baza e shëndetit të tyre ekonomik është zgjerimi i taksapaguesve.
“Lajm shumë i mirë që kemi rritje dhe është e natyrshme që në tre mujorin e dytë të vitit. Trendi vjen gjithmonë në rritje. Ka një disiplinë financiare. Bashkitë po kuptojmë mirë se baza e shëndetit të tyre ekonomik, përpos burimeve të tjera qeveritare, nuk ka rrugë tjetër veçse të zgjerojnë bazën e tatimpaguesve, qoftë të qytetarëve dhe të biznesit. Uroj të ruhet trendi dhe të jetë brenda parashikimeve të këshillave bashkiakë. Mund të mos përputhen shpenzimet aq sa duhet, por mendoj se bashkitë kanë akoma pjesën tjetër të vitit që mund të bëjnë shpërndarjen e fondet.”, u shpreh ai.
Duke u ndalur te teksa e pronës, ai tha se nuk mund të pritet për ligjin e ri. Sipas ekspertit, edhe me ligjin aktual, duhet të bëhen monitorime dhe vlerësim të pronave.
“Vazhdon të mbetet pak problem taksa e pronave. Edhe të dhënat nga raporti i ministrisë së Financave për 2023, por edhe këtë vit, do të kemi probleme me taksën e pronës. Vazhdojmë ta mbledhim pothuajse në 0.3 për qind të GDP dhe këtu 52 për qind mblidhet në Tiranë. Problemi vazhdon me kadastrën fiskale, atyre qindrave, milionave pasuri. Akoma nuk e kanë pasaportën e vet. Edhe ligji i ri për taksën do ta përmirësojë por nuk mund të mos themi se nuk duhet të presim ndryshimet ligjore sepse sado qoftë janë shtysë e mirë por edhe ligji aktual jep mundësi që të shkojnë në terren, të shikojnë objektet, të ngrenë grupe pune. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk mund të presin derisa të vijë ligji por deri tani ky ligj nuk i pengon të bëjnë një monitorim dhe vlerësim të pronave. Kjo taksë i shëndosh financat e qeverisjes vendore, taksë e qëndrueshme dhe e mirë për shëndetin e financave të bashkisë.“, u shpreh Haxhimali./abcnews.al