Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi Milani, jo Lecce! Nëse ata barazuan, ne e mundim Juventusin”

schedule13:50 - 7 Nëntor, 2019

schedule 13:50 - 7 Nëntor, 2019

AC Milan vazhdon të zhgënjejë këtë sezon duke qenë shumë larg pritshmërive. Milanezët këtë fundjavë i pret një ndeshje e vështirë në Torino ku luajnë kundër Juventusit. Mesfushori milanist, Ismael Bennacer, beson tek fitorja në Torino dhe tregon eksperiencën e re me trajnerin Pioli.

“Ne jemi Milan, jo Lecce.”- thekson algjeriani. “Juve dhe Lecce barazuan, kështu që ne mund të fitojmë. Thjesht duhet të japim gjithçka ne fushë. Milan është një klub i madh dhe ne duhet ta rikthejmë aty ku e ka vendin, duam ti bëjmë tifozët e lumtur. Duam të ngjitemi sa më lart në renditje, kjo do të thotë vetëm përqendrim.”

Mesfushori foli dhe për ndryshimin në pankinë, ku flet me nota pozitive për Stefiano Piolin. “Në krahasim me Giampaolo, Pioli është më agresiv. Është më afër nesh, gjithmonë bisedon me ne. Ai mi thotë të gjitha në sy çfarë kërkon nga unë në fushë, është i drejtpërdrejtë.”- mbyll 21-vjeçari i cili është aktivizuar në 7 ndeshje këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!