“Isha më i talentuari, por në fundjavë e harroja”, Cassano lëshon “perlën” e radhës

schedule08:47 - 6 Maj, 2024

schedule 08:47 - 6 Maj, 2024

I pranishëm në edicionin e parë të turneut “Padel dei Campioni”, ish-sulmuesi Antonio Cassano foli për mikrofonat e “Sportitalia” duke hartuar një renditje të numrave 10-të më të mirë në Itali.

Totti, Del Piero, Baggio dhe Cassano, cila është renditja?

“Unë vendos Totti dhe Baggio të parët, ata janë numrat 10-të më të mëdhenjë që ka pasur ndonjëherë futbolli italian. Del Piero vjen menjëherë pas, dhe unë i fundit. Për sa i përket talentit, isha më i fortë se të tjerët, vetëm se e harroja nga e premtja deri të dielën”, shprehet Cassano./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!