Sondazhi: Gjermanët të pakënaqur me Scholz dhe politikën e BE-së

schedule15:41 - 3 Maj, 2024

schedule 15:41 - 3 Maj, 2024

Dy të tretat e gjermanëve janë të pakënaqur me politikën në nivel të BE-së dhe rreth 79 për qind e tyre janë të pakënaqur me qeverinë e kancelarit Olaf Scholz, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Shumica e kritikëve të BE-së janë mes votuesve të Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD) dhe partisë së re të krahut të majtë Saez Sara Wagenknecht.

41 për qind e gjermanëve theksuan si problemin më të madh çështjen e imigrimit, azilit dhe integrimit të emigrantëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!