Vendet ku gjendja e lirisë së shtypit është “e mirë” ndodhen të gjitha në Evropë dhe më konkretisht brenda Bashkimit Europian.
Për të tetin vit radhazi, vendin e parë e zë Norvegjia, e ndjekur nga Danimarka dhe Suedia.
Në ditën botërore të lirisë së shtypit, ka reaguar edhe Papa Françesku duke u shprehur se liria e shtypit është thelbësore.
“Është thelbësore për të mësuar të dallojmë të vërtetën nga gënjeshtra. Është gjithashtu e nevojshme “të punohet në mënyrë joideologjike për drejtësinë, paqen dhe respektin për krijimin”, ka thënë më tej Papa Francesku.
/abcnews.al/