Tragjedia me mbi 150 të vdekur në festimet e Halloween, Koreja e Jugut miraton ligjin për të nisur një hetim të ri

schedule15:51 - 2 Maj, 2024

schedule 15:51 - 2 Maj, 2024

Parlamenti i Koresë së Jugut miratoi një ligj për të nisur një hetim mbi trazirat në rrugë në kryeqytetin Seul gjatë festës së Halloëeen 2022, ku humbën jetën 155 njerëz.

Presidenti Jun Suk-yeol vuri veton ndaj ligjit të mëparshëm në janar, i cili u mbështet nga parlamenti i udhëhequr nga opozita pa mbështetjen e Partisë së Pushtetit Popullor (PPP) në pushtet, njoftoi Reuters.

Në bazë të ligjit, një komision i përbërë nga anëtarë të dy partive të mëdha dhe i kryesuar nga kë do të zgjedhin në konsultim do të hetojë tragjedinë.

Të paktën 155 persona u vranë dhe 152 të tjerë u plagosën nga rrëmuja që u shkaktua në një rrugë të ngushtë në Seul gjatë festimit të Halloëeen 2022.

Shumica e viktimave ishin adoleshentë dhe të rinj rreth të njëzetat e tyre, ndërsa mes viktimave ishin 20 shtetas të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!