Është ndarë nga jeta ish-gjyqtari i njohur, Tomor Hoxha. Ai ka punuar për vite me radhë si vëzhgues i FSHF-së dhe Drejtues i Kolegjiumit të Arbitrave Vlorë.
Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”.
“Ditë e trishtë për arbitrimin shqiptar! Është ndarë sot nga jeta z.Tomor Hoxha!
Tomor Hoxha ka qenë ish-arbitër, gjithashtu ka punuar për vite me radhë si vëzhgues i FSHF-së si dhe Drejtues i Kolegjiumit të Arbitrave Vlorë!
Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxha, të afërmve dhe miqve të tij.
Prehu në paqe Tomor Hoxha”, shkruhej në postim./h.ll/abcnews.al