Akuzat për gjenocid në Gaza/ Turqia paralajmëron t’i bashkohet padisë kundër Izraelit në GJND

schedule21:30 - 1 Maj, 2024

schedule 21:30 - 1 Maj, 2024

Turqia po mendon të bashkohet si një pretenduese në apelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të paraqitur nga Afrika e Jugut, e cila akuzon Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Rripin e Gazës.

“Do të doja të njoftoja për herë të parë se ne kemi vendosur të bashkohemi me çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ,” tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan të mërkurën në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij indonezian.

Fidan, siç raporton Bloomberg, tha gjithashtu se Turqia ka shpenzuar kohë duke përgatitur një aplikim zyrtar për t’iu bashkuar çështjes.

“Ne do të përfundojmë punën ligjore dhe më pas do të merremi me atë që mund të bëjmë më shumë me vendet aleate,” tha ai.

Afrika e Jugut e paraqiti rastin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në dhjetor. Menjëherë pas kësaj, në janar, Gjykata e Hagës, në një vendim të përkohshëm, i tha Izraelit se duhet të veprojë për të parandaluar vdekjen e palestinezëve të pafajshëm. Gjykata nuk kërkoi një armëpushim të menjëhershëm.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka quajtur burrat e Hamasit “luftëtarë të lirisë”, ndërsa kritikoi vazhdimisht sjelljen e Izraelit që nga sulmet e 7 tetorit 2013 nga Hamasi.

Ndryshe nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, Turqia nuk e konsideron Hamasin një organizatë terroriste. Më shumë se 34,000 palestinezë, civilë dhe luftëtarë të Hamasit, janë vrarë që nga fillimi i luftës. Shumë nga civilët që kanë humbur jetën janë fëmijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!