Skoci, qeveria i mbijeton mocionit të mosbesimit pas dorëheqjes së kryeministrit

schedule19:40 - 1 Maj, 2024

schedule 19:40 - 1 Maj, 2024

Qeveria skoceze i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi të paraqitur nga laburistët skocezë. Mocioni u rrëzua me 70 vota kundër, kundrejt 58 votave që ishin për rrëzimin e qeverisë.

Pavarësisht se kishte mbështetjen e Tories Skoceze dhe Liberal Demokratëve, mocioni nuk pati mbështetjen e të Gjelbërve skocezë.

Laburistët skocezë vazhduan me mocionin e tyre pavarësisht se Humza Yousaf njoftoi dorëheqjen e tij si kreu i SNP-së dhe kryeministër në fillim të kësaj jave.

Yousaf njoftoi dorëheqjen pikërisht sepse mendonte se qeveria e tij nuk do t’i mbijetonte mocionit të mosbesimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!