Gjatë audiencës të së mërkurës në sallën Pali VI, Papa Françesku bëri sërish thirrje për paqe. Teksa kujtoi konfliktet aktuale në botë, Papa tha se “lufta është gjithmonë një humbje”.
“Të mos harrojmë të lutemi për paqen. Le të lutemi për popujt që janë viktima të luftës. Lufta është gjithmonë një disfatë, gjithmonë. Le të mendojmë për Ukrainën e torturuar, e cila po vuan kaq shumë, le të mendojmë për banorët e Palestinës dhe Izraelit që janë në luftë. Le të mendojmë për Rohingya, për Mianmar dhe të kërkojmë paqen e vërtetë, për këta popuj dhe për të gjithë botën”, nënvizoi Papa Françesku.
Një koment bëri edhe për fabrikat e armëve. “Fatkeqësisht sot investimet që japin më shumë të ardhura janë fabrikat e armëve. E tmerrshme, fitimi me vdekje. Kërkojmë paqen, që paqja të vazhdojë “, shtoi ai./abcnews.al