Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ka vizitorë në çdo ditë e stinë të vitit.
Muaji maj nis me numër të lartë turistësh.
Drejtorja e Parkut Arkeologjik, Ornela Dyrmishi tha se vetëm përgjatë prillit Apolonia dhe Bylisi janë vizituar nga mbi 10 mijë persona.
Parqet arkeologjike te Fierit dhe Mallakastrës janë bërë atraktive edhe për shkak të hapjes se mozaikëve dhe bazilikave të cilat për efekt ruajtjeje kanë qenë të mbyllura.
Ndër vizitorë ka nga ata që shkelin për herë të pare në Apoloni, kureshtare për historinë e qytetit antik.
Apolonia dhe Bylisi janë ndër dy parqet më të mëdha arkeologjike në vend. /abcnews.al