Rusia sulmon sërish Odesën, raportohet për viktima dhe të plagosur

schedule09:59 - 1 Maj, 2024

schedule 09:59 - 1 Maj, 2024

Rusia ka sulmuar sërish me raketa Odesën, duke shkaktuar 3 viktima dhe 3 të plagosur. Odesa është porti strategjik i rëndësishëm i Ukrainës në Detin e Zi.

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori ushtarak Oleh Kiper, i cili tha se sulmi ka dëmtuar edhe infrastrukturën civile.

Rikujtojmë se një ditë më parë, Rusia sulmoi me raketa Odesën duke shkaktuar të paktën 5 viktima.

/abcnews.al