Të paktën pesë persona kanë vdekur në jug të Brazilit dhe 18 të tjerë janë zhdukur për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve që kanë prekur shtetin e Rio Grande do Sul.
Rreth 100 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe 200 të tjerë po zhvendosen në strehimore, sipas të dhënave nga autoritetet shtetërore. Gjatë orëve në vijim, sasia e reshjeve pritet të mbetet e lartë, ndërsa të gjithë lumenjtë kanë arritur nivele në kufijtë e alarmit.
Në fund të marsit, shirat e dendur në Brazilin juglindor shkaktuan të paktën 25 viktima në shtetet e Rio de Zhaneiro dhe Espirito Santo.
/abcnews.al