Të gjithë po presim me padurim fillimin e Europianit Euro 2020, që do të luhet gjatë muajve të verës. Europiani i vitit 2016 dhuroi spektakël dhe na prezantoi me një fitues surprizë, Portugalinë, me luzitanët që mposhtën Francën në finale me rezultatin minimal 1-0.
Euro 2020, premton edhe më shumë spektakël, pasi çdo kombëtare është rritur shumë dhe yjet e futbollit janë shtuar ndjeshëm. Edhe pse duhen shumë muaj që nga starti i këtij kompeticioni, kompania Adidas ka prezantuar topin zyrtar që do të përdoret në Euro2020.
Madje, ky top, ka dhe një emër. Uniforia quhet sfera me të cilën do të luhen sfidat e Euro2020 dhe dizajni është fantastik. Përveç aparaturave teknologjike që ndodhen brenda sferës, edhe paraqitja e tij është e shkëlqyer, me fushë të bardhë dhe një larmishmëri ngjyrash. Adidas nuk zhgënjeu…/abcnews.al