Ndërtesa përfshihet në flakë në Paris, tre persona humbin jetën

schedule15:11 - 30 Prill, 2024

schedule 15:11 - 30 Prill, 2024

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në Paris të Francës.  Në lajmin e gazetës “Le Figaro”, bazuar në burime policore thuhet se një zjarr ka rënë në mesnatë në një pallat pranë “Bulevardit të Italianëve” në lagjen 2 të Parisit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin që përfshiu katin e 6-të dhe të 7-të të pallatit.

Në orët e para të mëngjesit ekipet gjetën trupat e pajetë të 3 personave në banesën ku shpërtheu zjarri. Në incident ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit në një apartament në katin e 7-të të pallatit.